Sot mbërrin në Tiranë Ministri i Jashtëm i Greqisë, zbardhet axhenda

Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias do të zhvillojë sot, e mërkurë 21 dhjetor 2022, vizitë në Shqipëri (Tiranë), ku do të takohet me Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Dy Ministrat e Jashtëm do të kenë një takim kokë më kokë dhe në vazhdim do të zhvillohen bisedime të zgjeruara. Rreth orës 10:10 sipas orës lokale do të ketë deklarata të përbashkëta për shtypin.
Në kuadër të vizitës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të shtrojë drekë për nder të Ministrit të Punëve të Jashtme.

Diskutimet pritet të fokusohen në ecurinë e marrëdhënieve dypaleshe për një spektër të gjerë fushash, në zhvillimet e sotme ndërkombëtare dhe rajonale, siç është ndërhyrja ruse në Ukrainë dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor si dhe në çështje që lidhen me perspektivën evropiane të Ballkanit Perendimor.


Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Ministri i Punëve të Jashtme do të vizitojë Kolegjin Grekoshqiptar Arsakeio, si dhe shkollën Shqiptaroamerikane “Protagonistët”, e cila funksionon në kuadër të Fondacionit “Frymë Dashurie“ i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias, vizitoi Shqipërinë në tetor 2020 dhe ne maj 2022, ndërsa Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë , Olta Xhaçka, vizitoi Greqinë në fillim të dhjetorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.