Një aksident i rëndë ndodhi sot në Llogara, ku një 17 vjeçar është përplasur me makinë nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. I riu është sjellë me urgjencë në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhme, ai transportohet me shumë kujdes për shkak të frakturave të rënda që i janë shkaktuar nga përplasja që ndodhi pasditen e sotme.
I riu është identifikuar si Elio Hamiti, i cili është në gjendje kome për shkak të frakturave që ka marrë në kokë, ndërkohë që mjekët flasin edhe për dëmtim të organeve të brendshme. Sipas mjekëve, 17-vjeçari ka fraktura në gjithë trupin dhe plagë që i rrezikojnë jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, ndërsa drejtuesi i mjetit, Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariatin e Vlorës.
U përplas me makinë , 17-vjeçari në gjendje kome…. pic.twitter.com/pPCGah1g2e
— KorcaBlog.com (@korcablog1) December 21, 2022
