Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. Sh., 29 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, gjatë kontrollit fizik, secilit prej këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua nga një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
