Elsa Lila e këndoi ‘Pyes Lotin’ me këngëtarin nga Kosova/ Reagon kompozitori: “Urgjent të fshihet, mos ma bëni këngën pis

Në natën e dueteve në Festivalin e Këngës, Elsa Lila dhe Capital T risollën një version të ri të këngës hit “Pyes lotin”. Por, ky ripërpunim duket të mos i ketë pëlqyer aspak kompozitorit të këngës.Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, i indinjuar. Valentin Veizi i ka bërë thirrje këngëtarëve që mos t’ia bëjnë pis këngën, duke kërkuar mes tjerash edhe që RTSH ta heqë nga transmetimi këtë variant, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar”.

“Këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit”, thotë mes tjerash Veizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: