E rëndë në Kolonjë/ Vdes 32-vjeçari, pasi mori qetesues për dhimbjen e dhëmballës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kolonjë, ku raportohet se një 32-vjeçar nga Kagjinasi, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtetasi Genti Isai, ka pasur shqetësime paraditen e sotme nga një dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, i riu nuk është ndjerë mirë në banesë dhe ka qenë babai i tij ,që ka lajmëruar ambulancën. Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin pa shenja jete. I riu ishte fëmijë i vetëm. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.