Kishte tre ditë e zhdukur, gjendet në liqenin e Prespës trupi i pajetë i gruas…

Një grua 80 vjeçe në Pustec që jetonte e vetme në shtëpi ishte shpallur e zhdukur prej tre ditësh. Këtë të hënë pas kërkimeve nga grupet e emergjencave, forcave zjarrfikëse dhe Policisë, trupi i pajetë i gruas u gjet në liqenin e Prespës. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa trupi i pajetë pasi të nxirret nga liqeni, pritet t’i nënshtrohet procesit të autopsisë.

Pustec/Informacion paraprak


Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plots të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.