Pastruesja i vodhi 120 mijë euro, nën hetim edhe pronarja e shtëpisë-Ish shefe e kabinetit të Ahmetajt

Kanë nisur hetimet për ish-shefen e kabinetit në Kryeministri Alda Klosi, në banesën e së cilës pastruesja dhe djali i saj grabitën një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri floriri. Rozeta dhe Havier Dobi më datë 15 dhjetor kanë grabitur nga banesa e Klosit, 120 mijë euro dhe bizhuteri.

Mësohet se në momentin kur ka ndodhur grabitja, klosi ndodhej në SHBA. Ndërkaq në kontrollin e banesës së nënë e bir, policia ka gjetur 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.


Rozeta së bashku me të birin, pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.