E vodhi pastruesja/ Thyen heshtjen ish-drejtoresha: “Shuma që policia ka sekuestruar nuk ka lidhje me mua,vetëm 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë…

Vitin e kaluar sipas denoncimit të saj, Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ra pre e grabitjes, ku pastruesja që kishte punësuar bashkë me djalin, Rozeta dhe Havier Dobi i grabitën në banesë 120 mijë euro ,30 mijë dollarë dhe sende me vlerë. Nënë e bir u arrestuan dhe u sekestruan paratë e sendet me vlerë, ndërsa nisën hetime dhe për Klosin. Ndërkohë Alda Klosi tregoi me detaje versionin e saj të ngjarjes.

E kisha punësuar prej 5 vitesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka inskenuar një skemë llahtari. Ka inskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e inskenoi. Kishte inskenuar sikur ishte grabitje. Hedhur rrobat, shqyer dollapi. Por ngaqë ishin bërë disa grabitje në banesa. Jam ndjerë shumë keq. Më ka lënë një shije shumë të keqe. Plus edhe momenti, situata e rënduar, kam xhaxhain duke vdekur. Ato kanë qenë lekë për kurimin e tij.

Nuk më ka shkuar mendja te ky person. Kjo grua ka punuar në 20 shtëpi të tjera prej shumë vitesh. E kanë kapur kamerat. Unë erdha kastile nga Amerika me urgjencë. Erdha pardje, shkova në polici dhe bëra denoncimin. Policia bëri një punë të palodhur. Ky njeri përbën një rrezik publik. Sa shumë familje mund të jenë dëmtuar. Sepse ajo punonte në shumë banesa. Por me denoncimin që bëra i bëra një të mirë komunitetit.

Shuma që sot njoftoi policia se ka sekuestruar nuk ka lidhje me mua. Vetëm shuma e djeshme. Madje shumën e kam të deklaruar. Se po të ishte e kundërta nuk e bëja denoncimin. Shuma tjetër që është zbuluar sot nga policia mund të jetë marrë në shtëpi të tjera

I jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmijë) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(pese qindëshe) dhe 200(dy qindëshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmijë) dollarë të cilat kanë qenë prerje 100(një qindëshe) Deklaron se ka patur një unazë floriri me medaljonin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me Shën Mëri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markës Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino”– thuhet në dosjen hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: