Degradon sherri/ Taksisti godet me thikë 25-vjeçarin…

FIER/                                                                                              Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T., 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Zagoll Muçaj, 60 vjeç, me profesion taksist.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Zagoll Muçaj ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zagoll Muçaj, 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: