Vjedhja në shtëpinë e drejtoreshës/ Belinda Balluku: “S’më del koha të shikoj fëmijët e mi, jo më të merrem me këto lajme

Ministrja Belinda Balluku është pyetur sot gjatë konferencës së gazetarëve lidhur me supergrabitjen nga Rozeta Dobi në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi. Ajo tha se është shumë e zënë dhe ka pak kohë për fëmijët e saj, dhe se nuk merret me këto lajme.

“Jam shumë e zënë dhe me del pak kohë të shikoj fëmijët e mi e jo më me lajme e të di kush është ish-shefja e paraardhësit tim. Dua t’ju kujtoj një fakt që PS dhe Rama janë iniciatorë dhe udhëheqësit të reformës në drejtësi. I bëjmë thirrje drejtësisë të bëjë punën e vet pa dëgjuar askënd”, tha ajo. Sot gjykata caktoi masën “arrest me burg” për pastruesen dhe djalin e saj që akuzohen për vjedhjen e qindra mijëra eurove.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.