Gjergj Luca :”Rikthyem punën në provincë, në këtë copëz juglindje Shqipëri të braktisur(Video)

Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka prezantuar një investim spektakolar duke krijuar një tjetër “Fish City”, që pritet t’i japë rritme të larta ndryshimi Maliqit. Biznesmeni zbulon se kjo qytezë do të hapë dyert nga nesër. Më tej ai zbulon armën më të fortë , ambientet ku do të prodhohet sushi direkt. Për herë të parë tregon ndjekjen e produktit që kur kapet peshku në det e deri te gatimi dhe freskia e pjatave plot ngjyra dhe shije.

“Puna është e vërteta jonë! Unë i mbaj premtim e dhëna. Një tjetër qytezë Rozafa kësaj here u ngrit mbi rënojat e ish kombinatit në Maliq. Rikthyem punën në provincë, rikthyem investimet në këtë copëz juglindje Shqipëri të braktisur. Nga nesër dyert hapen për punë, për takime, për argëtime në Rozafën më të re, ju mirëpresim”, shprehet ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.