Nga aksident te Pallati me Shigjeta tek udhëtimet në Korçë dhe Brezovicë/ Zbulohet itinerari i lëvizjes së Havier Dobit….

Ervin Karamuço zbuloi mbrëmjen e së martës në “Opinion” në Tv Klan informacione të reja nga ngjarja e bujshme e vjedhjes së ish-shefes së kabinetit, Alda Klosi nga Havier e Rozeta Dobi. Karamuço tregon se dy efektivë të policisë kriminale kanë qenë në ndjekje të Havier Dobit dhe ishin në dijeni të itinerarit të tij.

Ervin Karamuço: Kur u tërhoqën paratë nga djali i kësaj, i pastrueses, unë i them pastruese se pastron tamam ajo, nuk është sanitare e thjeshtë, i mori iku në Brezovicë njëherë. Bleu makinat, i mori, iku në Brezovicë, u kthye, iku në Korçë, erdhi diku në Librazhd në një resort aty, u kthye prapë në Tiranë, ishte i pirë, bëri aksident. Në të gjithë këtë itinerar e ndiqnin dy policë të kriminales që janë për t’u vlerësuar se kanë bërë një punë…


Blendi Fevziu: E ka ndjekur policia?

Ervin Karamuço: Po. Kur ia dhanë itinerarin tha “mos, nuk e besoj dot”. I tha “ke bërë edhe aksident te Pallati me Shigjeta”, aty ngeli se s’e priste.

Blendi Fevziu: E ka ndjekur policia mbrapa në gjithë lëvizjen e tij?

Ervin Karamuço: Po, në të gjithë itinerarin.

Blendi Fevziu: Pra, policia i shihte shpenzimet që bënte?

Ervin Karamuço: Po, komplet. Dhe kishin hall të gjenin edhe shtëpinë, kishin problem edhe me shtëpinë./tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.