Këto janë Qarqet e vendit që kanë më shumë iPhone dhe iPad/ Ja ku renditet Korça…

Në paradoks me papunësinë e lartë qarqet e Lezhës dhe Durrësit disponojnë numrin më të lartë të iphone dhe ipad në raport me popullsinë krahasuar me 10 qarqet e tjera të vendit. Të dhënat e INSTAT që burojnë nga statistikat e rajonale 2021 tregojnë se 84.5 për qind e popullsisë se qarkut Lezhë disponon iphone dhe ipad. Në të njëjtin vit Lezha u rendit si qarku me papunësinë më të lartë në vend dhe me nivelin me të lartë inaktivitetit (popullsisë në moshe pune, por që nuk është në kërkim të punës).

Vendin e tretë në renditje për numrin më të lartë telefonave të zgjuar e zë qarku i Kukësit, i cili gjithashtu ka nivelin më të lartë të varfërisë, gati sa dyfishi i mesatares kombëtare. Kukësi kishte konsumin më të ulët për frymë në krahasim me qarqet e tjera në vitin 2021, por kjo nuk i penguar banoret e tij të kenë telefona inteligjente. Gjithashtu qarku Verilindor ka rritjen më të madhe të këtyre pajisje me rreth 22% në krahasim me vitin 2019.

Popullsia e kryeqytetit renditet e katërta për deponimin e telefonave të zgjuar, ku 78.5% e popullsisë së saj ka telefona inteligjentë dhe ipad me një rritje 6% në krahasim me vitin 2019. Në të kundërt qarku i Beratit, Elbasanit dhe Dibrës kanë numrin më të ulët të telefonave inteligjente në raport me popullsisë, përkatësisht 47%, 57.4 dhe 57.8%.

Rritja pranisë së telefonave inteligjente në disa qarqe ka shkuar në raport të drejtë me emigracionin, sidomos vitet e fundit. Një valë masive emigracioni drejt Britanisë së Madhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve dhe telefonave inteligjente në këtë qark.

Qarku i Lezhës dhe i Durrësit gjithashtu kanë nivel të lartë të emigracionit, ndaj pajisja e me iphone është më së shumti për komunikim ndërmjet familjeve që jetojnë të ndara./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: