Rozana Radi: “I kontrolloj partnerit telefonin fshehurazi, por ai i fshin mesazhet para se të vijë në shtëpi…..

Rozana Radi dhe partneri i saj Shpëtimi kanë një lidhje të konsoliduar prej 10 vitesh, e cila disa muaj më parë u përfol se kishte marr fund. Këtyre zërave iu përgjigj vetë këngëtarja, e cila u shpreh se janë vetëm thashetheme te përhapura nga mediat dhe çifti vazhdojnë shumë të lumtur bashkëjetesën e tyre. E ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku, Rozana zbuloi çmenduritë që bën për partnerin e saj.

Ester Bylyku: Më thuaj të vërtetën, a ia kontrollon telefonin fshehurazi ndonjëherë partnerit?


Rozana Radi: Gjithmonë, gjithmonë, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem.

Ester Bylyku: Pse? Ke kapur ndonjë gjë që nuk i beson?

Rozana Radi: Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t`ja kontrolloj. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithësesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh).

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.