Moti i keq shkakton probleme në Korçë, disa zona mbeten pa energji elektrike

Në qarkun e Korçës ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike pasi reshjet e shiut gjatë natës janë shoqëruar me erë të fortë. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Korçës disa zona si në Kolonjë, Gorë, Mokër, Leskovik e Panarit kanë probleme me energjinë elektrike. Në këto zona reshjet e shiut janë shoqëruar me erë të fortë dhe për rrjedhojë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Ekipet e OSHEE po punojnë në terren për normalizimin e situatës.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.