S’përmbahen burrat në Pogradec/ 36-vjeçari dhunon kunatën e tij, tjetri komshiun…

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar në Korçë. Ai akuzohet për dhunë në familje, pasi kishte rrahur kunatën e tij. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë për vjedhje si dhe plagosje të lehtë me dashje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e vëllait të tij). Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 20 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti në fshatin Çërravë, ka goditur një shtetas tjetër.