Rreshje bore në juglindje/ Arrsh aksi Korçë-Dardhë i hapur, ja apeli për drejtuesit e mjeteve

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +900 m. Në rrugën e Dardhës nga km 4 -km 13 reshje dëbore, trashësia 10 cm deri 25 cm. Në rrugën Korçë-Voskopojë nga km 7- km 18, trashësia 5-15 cm. Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë km 12 deri km 30 trashësia 5cm – 15 cm.

Njoftimi i Arrsh:

Korçë-Dardhë
Reshjet e dëborës vazhdojnë është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës
Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë njofton Arrsh.