Zbulohet se ç’do ndodhë sonte në BBV/ Ja kush është banori që largohet përfundimisht dhe emrat e dy hyrjeve të reja…

Valbona Mema këngëtarja e muzikës popullore pritet ti bashkohet sonte gjatë spektaklit shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Xhonatan Islami, djali i parashutistit Alket Islami do bëhet po ashtu pjesë e BIG BROTHER VIP natën e sotme.

Të njëjtat burime thanë për Replikën se sonte lë shtëpinë Ronaldo Sharka, duke vazhduar kështu konkurimin 3 banorët e tjerë që ishin në nominim.

Në spektakël do diskutohet mbi banorët që janë ankuar këto ditë për produksionin. Gjithashtu të gjithë janë me sy e veshë drejt spektaklit nëse do bëhet pjesë sonte edhe Butrint Imeri.