Shqiptarët e kanë mendjen te Luizi, Bordi rrit çmimin e naftës…

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të karburanteve në vend. Me vendimin e datës së sotme nafta do të shitet me 210 lekë/litri. Edhe çmimi i benzinës është rritur me vendimin e sotëm. Nga 189 lekë/litri do të tregtohet me 192 lekë, duke u rritur me 3 lekë. Ndërsa gazi është ulur me 2 lekë. Nga 71 lekë/litër do të tregtohet me 69 lekë litri.

Vendim i Bordit të Transparencës- 25.01.2023. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 892, +50 nga data 16.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 978, +41 nga data 16.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 56 (-0.43 nga data 16.01.2023).

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: