Aksidentohet efektivja Anisa Kostani/ Përplaset me BMW-në e më pas me trafikndarësen…

Anisa Kostani efektivja e policisë së Elbasanit është përfshirë në një aksident gjatë natës në Tiranë. Ajo po udhetonte pasagjere në një mjet Benz ku shofer ishte Kristofor Duka, i cili ishte pa patentë. Janë perplasur me një BMW si dhe nga goditja janë perplasur pastaj me trafikndaresen. Aksidenti ka ndodhur në mesnate afër kopshtit botanik.

Mesohet se 27-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e vetëdijshme, por ka fraktura në trup. Po ashtu raportohet se policja ka nevojë për gjak.


“R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.