Ndjekje e çmendur në kufi/ Shqiptari merr
zvarrë trarët e pagesës, kishte
fshehur “mall” në makinë

Në orën 07:30 të mëngjesit të së mërkurës përfundoi një ndjekje “e çmendur” në Egnatia Odos, e cila nisi nga Igumenica dhe përfundoi në Mecovo. Një makinë e cila ishte e ngarkuar me drogë është parë në autostradë duke ecur me shpejtësi marramendëse.

Ndonëse mjetit iu bë thirrje që të ndalonte, shoferi ka vijuar të ecë me shpejtësi në zonën e Thesprotisë, ndërsa në Igumenicë është futur në korsi të kundërt. Me shpejtësi skëterrë, mjeti ka ecur deri te stacioni ku janë kabinat e pagesës së rrugës në Drosoxor dhe më pas ka thyer trarët, duke u futur në korsinë e rregullt drejt Selanikut.


Ndjekja në fjalë ka vijuar derisa mjetit i janë çarë gomat, ndërsa është ndalur rreth ores 07:30 në kryqëzimin e Metsovos. Ndërkohë, brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 63 pako që përmbanin 67 kg marijuanë. Në pranga mësohet se ka rënë shqiptari 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar grek nga Selaniku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.