Olta Gixhari :”Jam ëndërimtare dhe jetoj si flutur ,burri më pranoi ashtu siç jam (Video)

Pas sqarimit rreth dy orë dhe rrëfimit të Efi Dhedhes, edhe Olta Gixhari ka treguar detaje nga jeta e saj personale. Aktorja e njohur është ndalur edhe te marrëdhënia e ngushtë që ka me partnerin e saj. Madje Olta tha se sa herë përmend atë përlotet. Ajo u shpreh se ai i ka falur një qetësi shpirtërore, që ajo nuk e ka patur më parë. Ajo u shpreh se Dorin nuk e ndërron me asgjë në botë dhe se dashuria e saj për të është ekstreme.

Banorja e “Big Brother VIP2” tha se e kishte shumë të vështirë të bindej për njeriun e jetës së saj, sepse kërkonte dikë ta donte ashtu siç ishte ajo. Më pas Olta shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të gjente dikë që do ta donte aq shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: