Dorëzohet Olta Gixhari: “Ne ta shtyjmë sa ta shtyjmë por ky personazh do ta fitojë ‘Big Brother Vip’

Olta Gixhari së fundmi ka qenë duke biseduar me konkurrentin Amos Zaharia duke thënë se Luizi e ka të sigurtë fitoren. Duke qenë rivale e Ejllit, aktorja gjatë ditës i tha këngëtarit që të argëtohen më shumë me njëri-tjetrin.

“Luizi e ka të sigurtë fitoren, drejtë ka ai. I thashë hajde ta bëjmë lojën e lezetshme, ta bëjmë të bukur”, u shpreh ajo.

“Do ta fitojë. Hajde kënaqemi, rrimë. Ta shtyjmë sa ta shtyjmë”, vazhdoi më tej Gixhari.

Që nga fillimi, dyshja kanë qenë tejet të përfolur për raportin e tyre e për zënkat që kanë bërë.Luizi përndryshe ka arritu një famë të madhe dhe është kthyer në një të preferuarit e publikut.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.