Shpërthen bombola e gazit në Korçë, një i plagosur

Një bombul gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në Korçë ,ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 40-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 “Radanec”. Policia bën me dije se bombula e gazit ka shpërthyer në banesën e shtetasit Klodian Gjoka , rreth 40 vjeç, i cili është dërguar për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.