E rëndë në Kolonjë/ Qeni tremb kalin ,72-vjeçari ndërron jetë pas rrëzimit …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë këtë të martë. Një i moshuar ka rënë nga kali e për pasojë ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen.

Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut.