Policia ka arrestuar shtetasin me inicialet D.XH., pasi goditi makinën e prefektit të Korçës, Nertil Jole. I arrestuari ka përplasur mjetin e prefekturës duke shkaktuar dëme materiale. Në momentin kur u ndalua nga Policia, drejtuesi i mjetit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.
Njoftimi i Policisë:
Korçë : Godet makinën e prefektit dhe largohet nga vendngjarja, kapet pas disa minutash drejtuesi i mjetit. Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e qytetit, një shtetas ka përplasur mjetin e prefekturës duke shkaktuar dëme materiale.
Drejtuesi me iniciale D.Xh., është larguar nga vendngjarja duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor, ndërsa në testin e alkoolit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij. Ngjarja mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa çështja do ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme.
