Më shumë se 1,400 njerëz kanë mbetur të vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë qendrore dhe Sirinë veriperëndimore. Tërmeti i parë goditi vendin rreth orës 4 të mëngjesit, teksa njerëzit flinin dhe ishte 7.8 ballë i shkallës Rihter, një nga tërmetet më të fuqishme në rajon në të paktën një shekull.
Një lëkundje e dytë e fuqishme u ndje rreth orës 11:24, ndersa magnitura ishte 7.7 ballë. Më pas janë regjistruar disa lëkundje, mbi 6.5 ballë të shkallës rihter. Momenti i frrikshem është regjistruar nga kamerat, ndërsa siç shihet në këto pamje, një gazetar turk ka qenë në transmetim “live” në momentin e goditjes së fortë. Në pamjet e rënda shihen një grup njerëzish që vrapojnë dhe bërtasin nga paniku…
Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.
#SONDAKİKA
— A Haber (@ahaber) February 6, 2023
Canlı yayında #deprem anı#Malatya’da artçı sarsıntı sırasında hasarlı binalar yıkıldı pic.twitter.com/2q1XhT7hmk
#SONDAKİKA
— A Haber (@ahaber) February 6, 2023
Canlı yayında #deprem#AHaber muhabiri Yüksel Akalan artçı depremden çocuğu böyle kurtardı pic.twitter.com/rAw3SgMoYn

