Kryeëngjëlli Mihail’, në Muzeun e Artit Mesjetar Korçë…

Muzeu i Artit Mesjetar Korçë ka prezantuar sot në rrjetet sociale një nga ikonat e fondit të tij. Bëhet fjalë për ikonën “Kryeëngjëlli Mihail”, ikonë e cila vjen nga Opari i Korçës. Në panelin e madh paraqitet kryeëngjëlli, me krahë, si mbrojtësi i kishave bizantine. Vepra është e një cilësie të lartë artistike. Ky tip ikonografik i takon periudhës të Paleologëve.

Kryeëngjëlli paraqitet në pamje frontale me shpatën në dorën e djathtë dhe globin në të majtën. Ka veshje luftarake dhe tunikë të kuqe. Pjesët e mishta janë modeluar me kafe të lehtë dhe dritat finale pas një sërë tonesh të buta janë realizuar me të bardhe. Sfondi i argjendtë është tipik i shkollës maqedonase.


Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë, u përurua më 24 Prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: