Kiara shprehet hapur me Luizin: “Sa inat më vjen që ke filluar të më pëlqesh kaq shumë”…

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në Big Brother Vip Albania. Ai që në fillim e ka shprehur pëlqimin ndaj moderatores kur ata u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.Teksa ditët kalonin, Luizi thoshte se e donte, edhe pse Kiara nuk i kishte dhënë asnjë shpresë se mund të kishin diçka bashkë.

Së fundmi, Luizi ka bërë një gjest mjaft të bukur për Kiarën, duke i dhuruar varësen me kryq që gjithmonë e mbante në qafë. Teksa ishin të shtrirë në krevat, këngëtari e heq dhe ia jep moderatores. Këtë kryqin që e mbaj në qafë unë, nuk e kam hequr kurrë dhe nuk ia kam dhënë askujt. E gjeje kujt dua me ia dhënë”, thotë Luizi, i cili e heq dhe ia jep Kiarës.


Ndersa Kiara i ka shprehur hapur ndjenjat Luizit, duke i thënë: “Sa inat më vjen që ke filluar të më pëlqesh kaq shumë”. Teksa po afron festa e të dashuruarve “Shën Valentini”, Luizi ka menduar edhe surprizën që do i bëjë Kiarës. Luizi u shpreh se produksioni, vetëm do filmojë më datë 14 shkurt dhe se gjërat e tjera do i përgatisë vetë...

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: