20 kamera janë hequr në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier të vendosura nga grupet kriminale. Pajisjet përgjuese ishin instaluar në shtylla të ndryshme elektrike në zonat më të frekuentuara. Në total në të gjithë vendin janë hequr 528 kamera ndërsa nën hetim janë 109 persona. Blutë njoftojnë se ky operacion vijon.
Njoftimi i policise:
Në kuadër të fazës së dymbëdhjetë të operacionit policor të koduar “Fijet”, vijojnë kontrollet në zona publike dhe në ambientet e shtetasve me precedent penal, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative. Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier.
8 shtetas u vunë në hetim, për cënim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.Në rang kombëtar, shkon 528 numri i kamera të çmontuara dhe 109 numri i shtetasve në hetim.
‘Fijet’ e krimit/ Hiqen 20 kamera në Shkodër, Korçë dhe Fier pic.twitter.com/JN8sswBxYJ
— KorcaBlog.com (@KorcaAlbania) February 14, 2023
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.