S’përbahen burrat në Pogradec e Maliq ,rrahin bashkëshortet ,tjetri motrën…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z. B., 66 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja”, për shtetasit: N. C., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka tentuar të godasë me një send të fortë, një shtetas tjetër;

K. P., 23 vjeç dhe R. P., 19 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me fjalë, dy shtetas të tjerë.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.