Revanshi i Skenderbeut/ Reagon bashkë-aksioneri i Dinamos:”Futbolli është i tillë ,pse gjithë këto kritika…

Marco Pontrelli, bashkë-aksioner në klubin Dinamo, ka reaguar pas humbjes së sotme të Dinamos përballë Burrelit. Ekipi ka pasur shumë kritika sot për humbjen por Pontrelli i ka dalë në krah skuadrës duke e mbrojtur nga kritikat. Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet ekipi mbi të gjitha duhet dashur dhe duhet mbrojtur. Ai është shprehur kundër kritikave, duke ju bërë thirrje tifozëve që nuk mund të kritikohet një ekip që renditet e para. Me gjithë këtë humbje Dinamo mbetet e para në kategorinë e parë me 31 pikë, 1 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë.

“Duhet të kujdesesh për të .. ta duash .. dhe mbi të gjitha ta mbrosh!!!! Pse gjithë këto kritika ndaj një ekipi të parë në renditje? Unë kisha të drejtë, tifozët duhet të edukohen fillimisht dhe të rikrijojnë ndjenjën e fortë të përkatësisë, dhe në këtë rast, për rrjedhojë, të ndihmosh drejtuesit, të fitosh një kampionat është gjithmonë e vështirë.


Futbolli është i tillë, ku shkatërrohet fitimi …. Unë jam shumë i lidhur me këtë fanellë. Kështu që më mirë që ndodhi kështu, pasi “Princesha” do të ngrihet përsëri duke shpresuar që kushdo që ia del herët a vonë të mësojë dhe të reflektojë përpara se era të ndryshojë!!!! FORCA DINAMO”, ka shkruar në rrjetet sociale Marco Pontrelli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: