Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj prezanton zyrtarisht kandidatin për Bashkinë e Korçës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj, gjatë prezantimit të kandidatit të kësaj partie për Bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata, iu është përgjigjur interesit të gazetarëve për situatën brenda PD dhe ndarjes në dy grupime. I pyetur nga gazetarët nëse ndihet fajtor për situatën e krijuar sot brenda PD, Alibeaj iu përgjigj prerë se nuk ndihet aspak fajtor, dhe se Berishën e ka kundërshtuar edhe gjatë kohës kur ka qenë ministër në kabinetin e tij. Sa i përket çështjes së vulës, Alibeaj tha se nuk ka nevojë për presione me mitingje, por gjithsecili duhet të presë vendimin e gjykatës…..

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: Kur shihni që 22 deputet ndalohen të hyjnë në kuvend, pse heshtni ju së bashku me grupin tuaj?

Alibeaj: Nuk kam heshtur, nuk kam heshtur dhe e di pse? Sepse unë besoj për një gjë, nëse bëhet fjalë për atë që ka ndodhur në kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me masat drastike që ka marrë maxhoranca për të ndëshkuar, unë po ju them një gjë tjetër. Unë nuk jam kurrsesi dakord që të krijohet një situatë rrëmuje brënda foltores së kuvendit dhe kjo t’i shërbej Edi Ramës.

Pyetje: A ndihet Alibeaj fajtor në krijimin e kësaj grope brenda PD?

Alibeaj: Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them JO, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai.

Pyetje: Si do të veprojë nëse vulën e merr Berisha, do të vazhdosh vetëm apo bashkë me Berishën?

Alibeaj: Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje, kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: