Aksidenti tragjik në Greqi, shpërthejnë protestat, bllokohen rrugët në Larisa dhe Selanik

Teksa grupet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë mes rrëënojave të trenit ku u vranë dhjetra pasagjerë, qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në rrugët e Athinës për të protestuar lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme kur për faj të makinistit u përplasën dy trena duke shkaktuar deri më tani 57 viktima si dhe dhjetëra të plagosur. Sipas mediave vendase mësohet se mbi 3000 qytetarë janë duke protestuar, duke bërë që Athina të jetë në kaos. Gjithashtu protesta po mbahen edhe në Selanik. Rrugët janë bllokuar si dhe trafiku paraqitet tepër i rënduar.

Për shkak të demonstratave bllokim të trafikut u hasën në Avenue Kifissias dhe Avuenue Vasiliissis Sofias, Mesogeion, Syngrout, Hymettos, Kareas, Iliopoleos, Vouliagmenis Avenue, Ilioupoli dhe Metamorfos. Ngjarja është tashmë tragjedia më e madhe hekurudhore në vend. Shumica e viktimave ishin nxënës që ktheheshin në Selanik nga një celebrim karnavalesh. Mjeku ligjor i Larissa’s, Roubini Leondari, tha se trupat janë sjellë per identifikim me teste te ADN-së. “Shumica e tyre janë të rinj. Trupat janë në gjendje shumë të keqe,” tha ajo për rrjetin ERT.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: