Rënie pikiatë e Euros/ Kursi me lekun i i afrohet minimumit historik….

Kursi i këmbimit të euros po bie në rënie të lirë, duke arritur poshtë kufirit të 115 lekëve. Luhatjet në këtë fillim marsi janë në nivelin e festave të fundvitit, dhe të njëjtin trend kanë edhe dollari e paundi britanik. Monedha Europiane po bie në rënie të lirë, duke u këmbyer këtë të hënë 114.86 lekë, me kursin e Bankës së Shqipërisë. Rënia në këto nivele u pa edhe në fund të vitit 2022, në sezonin e festave.

Agjentët e këmbimit valutor thonë se gjatë javëve të fundit blerjet e euros kanë qenë në nivele të ulëta. Nga ana tjetër, ata shprehen se prurjet e monedhës europiane ngelen relativisht të larta, nga individët. Ndikim në favor të zhvlerësimit të euros dhe forcimit të lekut mund të ketë dhënë edhe bilanci tregtar i vendit. Sipas INSTAT, për muajin janar defiçiti tregtar u ul me 70% krahasuar me dhjetorin. Edhe turizmi po bëhet një faktor me ndikim gjithnjë e më të rëndësishëm në bilancin e pagesave dhe si rrjedhojë edhe në kursin e këmbimit valutor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.