Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e ‘5 Majit’ pranë tregut të madh, duke lënë të plagosur 5 persona. Ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës. Dyshohet ndërkohë se një vajzë gjendet në gjendje të rëndë. Deri tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Mësohet se mjeti tip ‘Volkswagen’ i ka prerë rrugën mjetit tjetër ‘Benz’, duke sjell edhe këtë bilanc të rëndë të të plagosurve. Siç duket në pamje, makinat e përplasura kanë pësuar dëme të shumta.
Aksident i frikshëm në Tiranë/ 5 të plagosur ,njëri në gjendje të rëndë pic.twitter.com/FQ92QKhTye
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 6, 2023
Aksident i frikshëm në Tiranë/ 5 të plagosur ,njëri në gjendje të rëndë pic.twitter.com/U9cqFZE3vl
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 7, 2023
