Kejvina sulmon Kiarën: “Njeriu më i shtirur…

Ish banorja e Big Brother VIP, Kejvina Kthella ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia e madhe. Ajo komentoi bonarët, teksa tha se Kiara sipas saj ëhstë më e shtirura. Kejvina komentoi edhe marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, të cilën e quan jo te vërtetë nga ana e kësaj të fundit.

Pjesë nga biseda në “Fun Club”:

Megi: Përse nuk të ka qejf Kiara?

Kejvina: Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje.

Megi: A është ajo e vërtetë me Luizin?

Kejvina: Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mbase mund të ketë ndryuar, se sa gjëra ka bërë ai për të, janë dashuruar të gjithë me Luizin. Kiara nuk e duronte fare, më ka bërë çudi ndryshimi i saj. Ajo e nënçmonte, nuk i bënte përtypje, kur u kthye nga spitali ndryshoi, nuk e kuptova pse ndryshoi si ndryshoi.

Megi: Cili është personi më i shtirur brenda shtëpisë?

Kejvina: Kiara, që prej ditës së parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: