E rëndë në Pogradec ,36-vjeçari ngacmon 15-vjeçarin…

Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Bledi Sinanllari, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një të mituri, 15 vjeçar. I mituri rezulton se është djali i bashkëjetueses së 36 vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, por denoncimi është bërë vetëm tre ditët e fundit, kur edhe Sinanllari u shpall në kërkim. Bëhet me dije se ai u arrestua ditën e djeshme, ndërsa më herët ka qenë i dënuar për dhunë në familje.

I mituri ka deklaruar se në Polici Sinanllari e ka prekur dhe ngacmuar në mënyrë të papërshtatshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.