Tre persona janë plagosur me thikë nga një 40 vjeçar. Njëri prej të plagosurve, Viktor Rrapollari, 64-vjeç është në intubim në gjendje të rëndë, pasi thika i ka prekur zemrën. Ndërkohë bëhet e ditur se pre e sulmit ka qenë edhe vajza e këtij të fundit Roxhersa, 40 vjeçe ..,e cila fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka lënduar vetëm dorën. Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një shtetas Italian, Masimo, bashkëshorti i Roxhersës, 47 vjeç.
Ky i fundit ka marrë disa goditje me thikë në kurriz dhe shpatull por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Autori Elton Mergjyshi pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë. 40-vjeçari punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.
Tiranë/Informacion paraprak /
Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
https://twitter.com/korcablog1/status/1642992734888931328?s=46


