Qytetarët e Parisit kanë votuar për të ndaluar marrjen me qira të skuterëve elektrikë, duke i dhënë një goditje operatorëve të skuterëve dhe një triumf për aktivistët e sigurisë rrugore. Pothuajse 90% e votave të mbledhura ditën e dielë, kanë çuar në vendimin e ndalimit të përdorimit të pajisjeve me bateri. Referendumi u mblodh për arsye të një numri në rritje të aksidenteve të ndodhura nga përdorimi i lartë i skuterave në kryeqytetin francez.
Nga 1.38 milionë njerëz në regjistrin zgjedhor të qytetit, më shumë se 103,000 njerëz morën pjesë në referendum. Nga këta, mbi 91,300 votuan kundër skuterëve. Parisi ishte një nga qytetet e para që miratoi përdorimin e automjeteve elektrike , por kritikët argumentojnë se ato po shkaktojnë më shumë dëm seç duhet.
Përdoruesit shpesh nuk mbajnë helmeta dhe fëmijët deri në 12 vjeç pa asnjë problem mund të merrnin ligjërisht një skuter. Në vitin 2021, një grua 31-vjeçare italiane u vra pasi u godit nga një skuter elektronik që mbante dy persona. Ajo u rrëzua dhe goditi kokën në trotuar, duke pësuar një atak kardiak.
