37-vjeçarja nga Pogradeci kërcënohet dhe shantazhohet në Tik-Tok/ Policia dhe prokuroria nuk vepron….

Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në fushën e komunikimit, por askush nuk foli për disavantazhet që ato kanë. Nëpërmjet tyre njerëzit me adresa fallso bullizojnë, ofendojnë e kërcënojnë të tjerët dhe shpesh herë dalin nga këto histori pa u ‘lagur’. I tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës, ku një 37 vjeçare shantazhohej në Tik tok .

Nën emrin e saj shantazhuesit hapnin adresa të ndryshme me foto dhe video të 37-vjeçares dhe familjarëve të saj. Por edhe pse ka bërë kallëzim në polici për çfarë i ka ndodhur, 37-vjeçarja nga Mokra e Pogradecit kërkon ndihmën e Fiks Fare, pasi policia nuk ka bërë asgjë.

Nga data 17 mars, kur ishte dita e parë e kallëzimit të denoncueses, e deri në ditët e sotme, ndaj personit të kallëzuar s’ka asnjë masë shtrënguese; detyrim paraqitje, arrest shtëpie apo arrest me burg! Për pasojë, nga mungesa e veprimeve të policisë dhe prokurorisë, ankuesja vijon të ndihet e kërcënuar, pasi çdo ditë, ajo shikon në rrjete sociale kërcënimet e radhës./topchannel

Video:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.