‘Do jem i joti gjithë jetën”/Luizi i bën dedikimin e veçantë Kiarës: “Je gjithçka…

Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro do të intervistojnë Luiz Ejllin, i cili gjatë intervistës bëri dedikimin e veçantë për të dashurën e tij, Kiara Titon, e cila u eleminua disa ditë më parë nga shtëpia e “BBV2”.

“Je gjithçka që jo vetëm unë po çdo djalë do ëndërronte dhe do ishte krenar që të kishte në krah, do jesh nëna më e bukur në botë, do jesh nëna e fëmijëve të mi, do jesh krahu im i djathtë, do jem i joti gjithë jetën”.