Kishte mbushur fugonin me 23 emigrantë të paligjshëm ,arrestohet 35 vjeçari nga Pogradeci(Emri)

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia në afërsi të fshatit Tren, Devoll, pasi po transportonte me fugon 23 emigrantë nga vendet e treta në këmbim të pagesave nga 300 deri në 1000 euro për person. Në pranga është ka rënë Leksi Veshollari, banues në Pogradec i cili duke përdorur furgonin e tij po ndihmonte 23 emigrantë me qëllim për t’i kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni dhe një celular.Ndërkohë, materialet i kaluan prokurorisë për veprimet e mëtejshme pranë gjykatës së Korçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: