Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj. Nga raportimet paraprake bëhet me dije se një mjet “Benz” ngjyrë të bardhë është përplasur “kokë më kokë” me një mjet tip “Volkswagen Caddy” ,…ku ky i fundit ka përfunduar jashtë rrugës i përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona ,të cilët janë transportuar drejt spitalit të Korçës.
Ndërkohë njoftohet edhe për dëme të shumta materiale pasi përplasja ka qenë shumë e fortë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.
Aksident i rëndë në aksin Korçë – Bilisht/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina…humb jetën një grua pic.twitter.com/kqzmT5E8aA
— KorcaBlog.com (@korcablog1) May 29, 2023



