Karim Benzema zgjodhi të transferohej në Arabinë Saudite te Al-Ittihad. Sulmuesi francez në një intervistë për kanalin e klubit, ka treguar motivet që e shtynë që të bënte këtë zgjedhje. “Unë jam mysliman, këtu është një vend mysliman dhe dua të jetoj këtu. Është bukur të jesh në një vend mysliman ku tashmë ndjej se njerëzit më duan. Kjo do të më lejojë të filloj një jetë të re. Unë dua të flas rrjedhshëm arabisht, kjo është e rëndësishme për mua.
Meka është gjithashtu afër dhe është e rëndësishme për një besimtar si unë. Unë jam në vendin tim. Kur fola me familjen time ata ishin të gjithë shumë të lumtur, kuptuam që vendi ynë është në Arabinë Saudite”, – tha ai.
Pamjet e para të Karim Benzemas me fanellën e Al-Ittihad janë mbresëlënese. Sulmuesi francez u prezantua para tifozëve në fushë në “King Abdullah Sports City” të Jeddah, stadiumi që priti Superkupën e Italisë janarin e kaluar.
Publiku në festë, ceremonia dukej madhështore teksa numri i tifozëve prezent ishte 60.000 .Mes fishekzjarreve dhe koreografive, pamja shihej spektakolare. Benzema nuk hezitoi të dhuronte “Show”, teksa mori me vete edhe Topin e Artë për prezantimin.
🤩استقبال «تاريخي» للنجم التاريخي #بنزيما
— SSC (@ssc_sports) June 8, 2023
شاهد ⬇️🍿#حفل_بنزيما | #Benzema#SSC pic.twitter.com/sashUAxMBX

“Është një vend mysliman, i cili është i bukur, dhe këtu dua të jem. Është e rëndësishme të jem në një vend mysliman ku tashmë ndiej se njerëzit më duan, kjo do të më lejojë të kem një jetë të re”.
