22 qershori është dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, që mban koncertin e parë recital në stadiumin “Air Albania”.Këngëtarja vazhdon përgatitjet për koncertin “Dekada” që do të mbledhë mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium. Ndërsa këtë mbrëmje u shkëput nga provat për një intervistë ekskluzive në “Më lër të flas”. Mbi 12 mijë bileta janë shitur deri më tani ndërsa një prej njerëzve më të afërt të këngëtares Elvana Gjata do të jetë pjesë e koncertit recital.
Ajo do të jetë motra e artistes, e cila është soprano dhe e ka ndihmuar shumë për koncertin. Këngëtarja tha se ka qenë motra që ja zbuluar e para talentin e saj.
Donaldi: Jemi shumë kuriozë a do të këndojë motra jote tek koncerti apo jo.
Elvana: Patjetër që do të jetë motra.
Donaldi: Do të këndojë?
Elvana: Po do të këndojë, padiskutim që asnjë kokërr leku. Motra është gjithashtu një mbështetje shumë e madhe, me motrën kemi punuar shumë pasi ajo është edhe profesoreshë e bel cantos, përveç se është soprano, ka punuar shumë me zërin tim, ka qenë e para që ka evidentuar zërin tim.
Romeo: Kush është frika jote më e madhe, motin kohën, se këto ditë po jetojmë si në Londër.
Elvana: Të them të vërtetën nuk kam frikë nga asgjë.
