E rëndë në Greqi/ Vdes në vendin e punës Shqiptari(Emri)

Kristo Çepa 56 vjeç gjeti vdekjen teksa ishte në ambientet e punës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën Faliro të Kavallës. 56-vjeçari mbeti i bllokuar gjatë punës nga një ekskavator i vogël dhe gjatë nxjerrjes është lënduar edhe një zjarrfikës.

Burimet paraprake bëjnë të ditur se gjatë punës është rrënuar një mur. Viktima menjëherë u dergua në spitalin e qytetit ku është konfirmuar vdekja e tij.

Për nxjerrjen e tij është thirrur Shërbimi Zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa siç u bë e ditur gjatë operacionit ka mbetur i plagosur në dorë një zjarrfikës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.