Sipërmarrësi i njohur Samir Mane ka treguar këtë të Enjte në Opinion se ka gjetur metodën efektive që punonjësit të mos largohen nga kompania e tij për një vend pune në një shtet tjetër. Ai thotë se sistemi i tyre që rrit pagat apo u jep bonuse, duke përllogaritur dhe sa u ngelet punonjësve në fund të muajit, ka rezultuar i suksesshëm.
-Shqipëria ka plagë largimin e njerëzve të kualifikuar, jo vetëm krahut të punës tashmë. Sot një i ri arrin që online të aplikojë për vend pune, ta fitojë, Gjermania ka vende bosh. A janë një problem ikjet?
Samir Mane: Natyrisht ikjet janë një problem. Është një problem që ka ndodhur vitet e fundit kudo, ndodh. Ata do të shkojnë në vende që mendojnë se fitojnë më shumë, kur Gjermania thotë më duhen 3 mln njerëz dhe kur njerëzit shohin rrogat, padyshim që mendojnë se atje duhet shkuar. Nuk ka një formulë për ta zgjidhur. Ne kemi shumë pak ikje, për arsye të të gjithë sistemit që kemi ndërtuar, të pagesave, bonuseve.
-Ju si kompani?
Samir Mane: Ne kemi shumë pak ikje, por shqetësimi im është jo vetëm se ikja e njerëzve nga kompania ime jashtë për të punuar, por edhe si konsumator, gjithashtu një pjesë e rëndësishme e gjësë. Por, unë besoj që edhe do ikin, edhe do kthehen, natyrisht politika ka punën e vet.
-Sa i ka kushtuar kjo tentativë kompanisë për të mbajtur njerëzit?
Samir Mane: Kushton, kemi rritur rrogat dhe vazhdojmë të rrisim rrogat dhe bonuset. Arsyetimi jonë është sa do u ngelet në fund të muajit, pra jo sa do marrësh në Gjermani, kemi një sistem që themi sa do ngelet në Gjermani për të njëjtën punë. Këtu kemi arritur të kemi sukses dhe të kemi shumë pak ikje të njerëzve tanë./tvklan.al
