Vllaznia ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë, ku po zhvillon fazën përgatitore. Shkodranët zhvilluan sot një miqësore ndaj HNK Medjugore, duke fituar me shifrat e pastërta 4-0. Golin e parë për skuadrën shqiptare e realizoi Coba, ndërsa brenda fraksionit dyfishoi Balaj. Në pjesën e dytë, Vllaznia “tundi rrjetën” edhe me Dodaj dhe Dodev.
Kështu, aventura e Migen Memellit si trajner i Vllaznisë nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Kujtojmë që ekipi nga Shkodra do të sfidojë Linfield në turin e parë të Conference League.
Golat: Çoba ’29, Balaj ’32, Dodaj ’69, Dodev ’75
Pjesa e parë (3-4-3): Qarri, Stojanoviç, Juriç, Chesmedjiev, Smajli, Boshnjaku, Alivoda, Hakaj, Mala, Balaj, Çoba.
Pjesa e dytë (4-2-3-1): Qarri, Dragoshi, Pusi, Paloka, Spahija, Cungu, Dulaj, Delaj, Pjeshka, Dodev, Dodaj. U aktivizua edhe Zaganjori. Trajner: Migen Memelli
