E bujshme/ Senati i Universitetit “Fan Noli” voton në mënyrë unanime për ta kthyer në një korpus të universitetit të Tiranës

Universiteti i Korçës, i cili prej vitesh është përballur me uljen e numrit të studentëve dhe mbylljen e programeve të studimit hedh hapin e parë për t’iu bashkuar Universitetit të Tiranës. Senati i Universitetit “Fan Noli”, në mënyrë unanime ka votuar propozimin për ta kthyer këtë të fundit në një korpus të universitetit të Tiranës.

Pas vendimit të senatit të Korçës pritet shqyrtimi i kërkesës dhe vendimmarrja e Universitetit të Tiranës më pas do të duhet miratimi i Këshillit të Ministrave për të nisur procedurën e bashkimit.

Universiteti “Fan Noli” është i pari në vend që shkon drejt profilizimit, dhe riorginizimi i tij pritet të nisë vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.